Nxënësit e shkollës Taunton School, Somerset (Angli), patën një udhëtim të paharrueshëm në Shqipëri gjatë kësaj vere. Ata gjithashtu mblodhën para që të ndihmojnë fëmijët e varfër në strehimoren Shtëpia e Shpresës në Elbasan, shtëpi kjo që përkrahet nga shoqata bamirëse CRY. Ky është viti i katërt që kjo shkollë po ndihmon në këtë mënyrë.

Këtij viti ky grup i nxënësve mblodhën mbi £3,000 që të financojnë pushimet për fëmijët e kësaj strehimore dhe përkujdesësit e saj.

Gjithsejtë 12 nxënës u përkrahën që të shkojnë në pushime në bregdetin veri-perëndimor të Shqipërisë.

Shumica e kohës e këtij pushimi 10 ditësh u kalua në bregdet dhe miqtë britanikë u argëtuan dhe ndihmuan nikoqirët e tyre shqiptarë.

Nxënësit e shkollës Taunton thanë se kjo ishte një eksperiencë e pasur, kulturore dhe magjike për të gjithë pjesëmarrësit.

Pjesërisht përkthyer nga:
http://tinyurl.com/lk8bt6