Nuk është lehtë të jesh nuse shqiptare. Ato gjykohen nga pamja, sjellja, prejardhja dhe natyrisht në aftësinë për të bërë kafe. Të dielën që shkoi, gjashtë nuse shqiptare u testuan gjatë festimit të Ditës së Nënës në Qendrën Kulturore shqiptaro-amerikane në Columbia Boulevard të Waterbury të SHBA-ve. Organizuesit krijuan një lojë në bërjen e kafesë duke nxitur gjashtë nuse se cila do të bëjë kafe më shpejtë për vjehrrat e tyre.

Secila u pajis me një zjarr të vogël gazi, filxhan dhe xhezve. Ato u desh të kishin kujdes që të mos derdhnin kafenë gjatë vlimit sepse ashtu humbet “kajmaku” dhe kafeja dështon.

Ky ishte një presion edhe për vjehrrat gjithashtu. Ato dëshironin kafe të mirë por çka është më e rëndësishmja, edhe lëvdata. E tëra qëndron në atë që të kesh një nuse e cila e bënë kafenë më të mirë, është më e shpejta dhe më e hijshmja.

Jetlira Zhaku nga New Jersey, e cila do të martohet në familjen Alimi të Danbury-t në tetor, ishte fituesja. Ajo është e fejuar dhe si të martohet bëhet do të bëhet nuse.

Burimi:
http://www.rep-am.com/News/412913.txt