eid al fitr

Eid al fitr

Njoftim. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju. Ju njoftojmë se Falja e Fiter Bajramit do të bahet të Martën me 30 Gusht 2011 këtu në Xhaminë e Shqiptarëve në ora 7:00, 8:00 dhe 9:00, Imamë do të jene: Imam Mustafa Ef Dervisholli dhe Imam Arben Ef Salihu.

Vitrat kushtojnë £6 për person (të gjitha të hollat dedikohen për jetim në Kosovë)

Anëtarësimi kushton £10 për person (£3 prej tyre dedikohen për jetim në Kosovë). Pra ky Ramazan do të jetë muaj i solidarizimit me jetimët në Kosove, te gjitha donacionet tjera janë të mirëseardhura.

Për te gjithë ata qe duan te bëjnë çfarëdolloj pagese për buxhetin e Qendrës Islame Shqiptare, kjo qendër ka krijuar mënyrë të sigurt dhe të thjeshtë për të bërë donacione për Fondin e Xhamisë,vZeqatin, Sadaken, Vitrat, apo edhe ndihma tjera. Këto udhëzime do të ndihmojnë për të siguruar që paratë e dhuruara të arrijnë vendin e tyre për atë qëllim qe janë bë. Aktualisht ka tre mënyra për të bërë një donacion.

PAGESAT PERMES KUTIVE

Ka katër kuti gjithsej te vendosura në anën e majtë kur futeni brenda ne Xhami. Parat apo edhe ceqet mund ti fusni në ndonjërën nga kutitë përkatëse. Kutitë janë emërtuar “Zekati”, dhe “Fondi Xhamisë”, ju lutem futni dhurimin tuaj në kutinë e duhur. Çeqet duhet të bëhen ne emër te: UK Albanian Muslim Community & Cultural Centre.

DONACIONET NE PERSON

Donacionet mund ti dorëzohen Arkëtarit të pranishëm te Bordit Drejtues (Trustit) apo edhe Drejtorit të Përgjithshëm. Një faturë zyrtare duhet të lëshohet nga pranuesi për të gjitha donacione t tuaja.

DONACIONET NE LLOGARINE E BANKES

Emri i llogarisë: UK Albanian Muslim Community & Cultural Centre.

Acc No: 01665979, Sort Code: 40-04-04, Bank Name: HSBC, Kilburn High Rd.

Komuniteti Mysliman dhe Qendra Kulturore Shqiptare ju falënderon për bashkëpunim dhe ndihmën tuaj.

Me respekt dhe Selam

UK Albanian Muslim Community & Cultural Centre.

88-90 Carlton Vale Mosque       Canterbury Road       London       NW6 5DA

Tel: 020 7625 5789
www.xhamiaeshqiptareve.org.uk
info@xhamiaeshqiptareve.org.uk