Shqiptari nga Londra dhe Njeriu Më i Fortë i Britanisë  i vitit 2008, Jimmy Marku, dyshohet se ka qenë pjesë e një komploti me qellim të furnizimit me drogë. Ai u kap nga policia pasi që ata vrojtuan një VW Golf që ecte me shpejtësi para se të takohej me një tjetër makinë në Harrow të Londrës.

Kur policët kontrolluan Golfin ata gjeten dhjetë pako të mbeshtjëlla me najlon, u tha në gjyqin Harrow Crown Court.

Pasi që ata hetuan trupin muskuloz të Markut, policët ua tërhoqën vërejtjen se ishin të armatosur me revole shokuese derisa po arrestonin ate dhe dy meshkuj të tjerë.

Marku i cili shumë herë mori pjesë në garat World’s Strongest Man, u citua të kishte thënë: “Pse po me arrestoni? Unë vetëm sa isha në Sainsbury’s.”

Jimmy Marku nuk pranon se ka poseduar drogë me qellim furnizimi. Gjykimi vazhdon.

Burimi: The Sun