“Një Trëndafil Nga Londra Për Ty” - ngjarje bamirëse për gratë me kancer, në Queens Arms pub, 6 mars 2016

“Një Trëndafil Nga Londra Për Ty” – ngjarje bamirëse për gratë me kancer, në Londër, 6 mars 2016

Vendi: Queens Arms Pub, 1 Kilburn High Rd, London NW6 5SE. Kur: 6 mars 2016, nga ora 19.00.

Të dielën me 6 Mars të mbledhemi së bashku për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Një mbrëmje ndryshe, një ndejë ndryshe nga ndejat e tjera; muzikë e gjallë, atmosferë fantastike dhe rast për të ndihmuar. T’ju lehtësojme dhimbjen femrave që ballafaqohen me kimoterapi në Klinikën Onkologjike në Prishtinë.

Gjatë mbrëmjes do të ketë ankand ku do të shiten donacione nga kreatore mode dhe biznese shqiptare në Britani, si përshembull syza të diellit të dizajnuara nga Laura Imami, një fustan solemn krijuar nga Afërdita Paçarada etj.

Të gjitha te hollat mbledhura do t’i dedikohen Klinikes Onkologjike ne Spitalin e Prishtines.

Mbrëmja është vetëm për femra. Hyrja minimum £5. Rezervimet në Queens Arms me tel: 02076256880.

Së bashku mundemi! Eja edhe ti.