Një pronare e një pabi në Huddersfield të Anglisë, Znj Elizabeth Robinson, u gjobit nga stacioni televiziv Sky sepse me 10 janar kishte shfrytëzuar televizionin shqiptar [si duket Digitalb] për emetimin e lojërave të futbollit.

Ajo u shpall e fajshme në mungesë në gjykimin që u mbajt me 9 qershor në Huddersfield Croën Court.

Në gjyq u dëgjua se ajo kishte lejuar që të shihet ndeshja e futbollit Aston Villa kundër West Brom para katër mysafirëve me 10 janar.

Prokurori David O’Del që përfaqëson Media Protection Services Ltd, tha se konsumatorët e Britanisë mund të shohin futboll legalisht vetëm nëpërmjet Sky-it.

“Loja e shikuar në pab në këtë rast ishte nëpërmjet licencës shqiptare. Teknikisht me një pranues sinjali satelitor të madh dhe pozitë të caktuar, shikuesit e Britanisë mund të shohin futbollin shqiptar por jo legalisht.”

Znj Robinson u dënua me £525, mbingarkesë viktime £15 dhe shpenzime gjyqësore prej £1,308.

Burimi:
http://www.examiner.co.uk/news/local-west-yorkshire-news/2009/06/25/longwood-landlady-fined-by-sky-for-showing-football-86081-23970011/2/