Saimir Pirgu ne Ambasaden Shqiptare ne Londer

Saimir Pirgu ne Ambasaden Shqiptare ne Londer, 02 shkurt 2016

Më 2 shkurt 2016, Ambasada Shqiptare në Londër, në bashkëpunim me Albion Media, Opus Arte dhe Royal Opera House, pati privilegjin dhe nderin të presë tenorin lirik shqiptar me famë botërore, z. Saimir Pirgu, me rastin e promovimit të albumit të tij të ri, “Il Mio Canto”.

Zj. Entela Gjika, e Ngarkuar me Punë, mirëpriti të ftuarit. Të pranishëm ishin gazetarë dhe kritikë arti, përfaqësues të Royal Opera House, përfaqësues të trupit dipllomatik në Londër, Marshalli i M.S. Mbretëreshës Elizabeth II për Trupin Diplomatik, si dhe artistë, miq e dashamirës të tenorit të famshëm dhe të artit të tij.

Më pas Ambasada hapi dyert për të gjithë fansat dhe artdashësit nga komuniteti shqiptar në Londër: “Shtëpi e hapur me Saimir Pirgun”.

Gjatë gjithë mbrëmjes tenori i famshëm u dhuroi të pranishmëve performancën e rrallë të gjashtë arieve nga repertori i tij.

Z. Pirgu do të promovoj “Il Mio Canto” në një tur koncertesh. Më tepër informacion gjeni në kalendarin e tij artistik: http://www.saimirpirgu.com/sq/kalendari-artistik/
Opera Traviata, ku z. Pigu luan rolin e Alfredos, më 4 shkurt 2016 do të shfaqet direkt në 2000 kinema në mbarë botën. Për më tepër informacion: http://www.roh.org.uk/showings/la-traviata-live-2016