Obsesioni i John Butterworth-it në lidhje me Shqipërinë shkon mbrapa që kur ai ishtë fëmi.

Si i ri, ati i ishte thënë se te vetmet shtete të cilat ai nuk do të mundej t’i vizitonte ishin Shqipëria dhe Kina, për shkak të problemeve politike të tyre.

Tash John-i ka shkruar një libër të luftës së një njeriu kundër shtetit komunist në Shqipëri.

Gjatë viteve të komunizmit, Shqipëria sundohej nga lideri stalinist Enver Hoxha, prej vitit 1941 deri në 1985, para se komunizmi të binte në vitin 1990.

Shteti po thuajse ishte i mbyllur për të gjithë të huajt, teknologjia nuk u zhvillua kurse religjioni u ndalua me ligj.

Në vitet 1980-ta ishte detyra e Berti Dostit, si një ekspert i radios dhe sinjaleve, që të përcillte invazionin e pritur nga Perëndimi ndaj Shqipërisë.

Por deri sa ai po skanonte radio valët e armikut, ai në vend të invazionit gjeti Zotin dhe u bë dëgjues i rregull i msheftë i programit Mënyra e Paqes, që ishte themeluar nga Misioni Evropian i Krishterë në korrik të vitit 1968 pasi që diktatori Hoxha i kishte deklaruar kombit të tij se ai kishte hequr dorë nga Zoti.

Gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri, John-i kaloi tre javë intenzive me Dostin, tash 53 vjec, i cili i tregoi atij rreth punës së tij në armatë.

“Puna e tij ishte të monitoronte radio valët nga Britania, SHBA-të dhe Rusia dhe t’i ipte alarm të hershëm të gjithë vendit,” tha John-i.

“Por deri sa ai po përgjonte, ai nuk e gjeti armikun; në vend të kësaj, ai gjeti këtë radio stacion të krishterë që po emitohej që nga viti 1968, duke mos ditur nëse dikush po e dëgjonte.

“Qëllimi i Hoxhës ishte që ta bënte Shqipërinë vendin e parën ateist dhe ta hiqte Zotin. Ai ishte nje diktator Stalinist dhe mendonte se religjioni ishte një narkotik për popullin.”

57 vjecari nga Stone shton: “Është një tregim fascinues. Shqipëria ishte një shtet i mbyllur për gati një gjysmë shekulli. Koha stagnoj sepse nuk kishte investime, pasi që prishi miqësinë me miqët e saj Jugosllavinë, Kinën dhe Rusinë.”

Libri i cili quhet “God’s Secret Listener” (Përgjuesi Sekret i Zotit), detajizon jetën e Zt Dostit, i cili ndihmoj të kthente religjionin në një vend ku një here ai kishte qenë i vdekur.

Pasi që la armatën në vitin 1990, Zt Dosti studioj teologjinë. Në vitin 1997, ai hapi Shkollën Viktoria në Shqipëri që t’i ofroj të rinjëve arsye të rrinë në vend duke i ofruar leksione të gjuhës angleze.

Ai sot i mëson anglishten 700 shqiptarëve të rinj dhe është gjithashtu prift i kishtës Mënyra e Paqes në Lushnje.

Libri God’s Secret Listener kushton £7.99 dhe kopjet me autograf mund te blihen nga Johna Butterworth nëpërmjet emailit john@jbutterworth.plus.com, apo duke e thirrur atë në 01785 817465 ose 07955 262633.

Përkthyer pjesërisht nga:

http://goo.gl/KDjCc