Ankandi i bamirësisë në pabin Queens Arms në Londër me 4 korrik 2014. Në foto shihen bluzat e Rita Orës qe ajo i veshi gjatë filmimit të videos This Is How We Do It.

Ankandi i bamirësisë në pabin Queens Arms në Londër me 4 korrik 2014. Në foto shihen bluzat e Rita Orës qe ajo i veshi gjatë filmimit të videos This Is How We Do It.

Të premten në pabin, “The Queen’s Arms”, në Londër, u mbajt një mbrëmje bamirësie, përmes së cilës u përkujtua jeta e Noli Rrahmanit, i cili dy muaj më parë ndërroi jetë në Londër pas diagnostifikimit nga sëmundja e kancerit, si dhe u mblodhën mjete financiare nga ankandi i gjërave të dhuruara për shërimin e vogëlushit Omer Bajram Memeti nga Kosova.

Mbrëmja u organizua nga vëllai i Nolit, Asdreni dhe aktivistja e komunitetit shqiptar në Londër, Adelina Toplica Badivuku, dhe është mbështetur edhe nga ylli i muzikës botërore, Rita Ora.

Nga gjësëndet që u qitën në ankand si dhe nga £3,000 që i dha e ëma e Nolit u mlodhën rreth £7800 që do t’i dhurohen familjes Memeti nga Kamenica për shërimin e Omerit të vogël.

Ndër gjërat që u shitën në auksion kishte tesha të Rita Orës, fustanë të kreatorëve të njohur të modës nga Kosova, veshmbathje të këngëtares Tuna, vauçerë të restorantëve shqiptarë në Londër etj.

Paratë e grumbulluara do t’i transferohen babait te Omer Memetit, Bajram Memetit, nesër, me 7 korrik 2014.

Nënat Eagles në ngjarjen Race for Life (Garo për Jetë) me 5 korrik 2014.

Nënat Eagles në ngjarjen Race for Life (Garo për Jetë) me 5 korrik 2014.

Pas kësaj, dje, ca nëna shqiptare të Londrës, morën pjesë në ngjarjen Race for Life (Garo për Jetë), për ngritjen e fondeve që bën Cancer Research UK që të parandalohet, diagnostifikohet dhe shërohet kanceri. Këto gra mblodhën £820.00, më shumë se caku fillestar që ishte £250. Kjo është hera e parë që këto gra po garojnë si grup duke shpresuar se kjo do të bëhet traditë.

Gjithashtu pati raste edhe të shumë individëve nga komuniteti shqiptar i Biranisë që morën pjesë në ngjarje të ndryshme për mbledhjen e parave për Cancer Research UK (Hulumtimi i Kancerit MB).

Vegëza:
https://www.facebook.com/groups/1459313447634848/
http://goo.gl/FgLPWP