Krahasimi aspak i saktë i kryebashkiakut të Londrës Boris Johnson, se reformat sociale të qeverisë aktuale britanike do të bëjnë një spastrim etnik apo”spastrim social në Londër në stil të Kosovës”, (është fjala për qytetarët që nuk do të kenë mundësinë të paguajnë qiratë e shtrejnta), bëri shumë bujë gati në të gjitha mediat lokale dhe kombëtare të Britanisë.

Por revista prestigjioze The Economist nëpërmjet blogut të saj shkoi dje një hap më tutje që të sulmoj Kosovën duke përdorë gafën e Borisit. Artikulli është shkruar nga Tim Judah, një njeri që shkruan rreth Kosovës tash një kohë të gjatë.

Elemente të të shkruarit në këtë artikull gjasojnë me ato të propagandës serbe të viteve 1980-ta kur familjet e mëdha shqiptare, njëherit halë në sytë të nacionalizmit akademik serb, akuzoheshin se po u blinin tokën serbëve me qëllim të dëbimit të tyre. Atëbotë propaganda serbe merrej shumë me etiketimin e familjeve të mëdha shqiptare të Kosovës që kishin nam dhe influencë të cilat i quanin fise (serb. fisovi), me qëllim të dobësimit të tyre, para invazionit serb të vitit 1998. Një prej atyre familjeve të fuqishme shqiptare ishte edhe ajo e Jasharajve të cilët u masakruan në mënyrën më të tmerrshme po në këtë vit.

Tim Judah shkruan “se përpara luftërave Ballkanike, fenomeni i familjeve të mëdha shqiptare të Kosovës që po blinin tokat dhe shtëpijat e pakta nga serbët, të cilët do të çvendoseshin në Serbi, ishte një formë e “spastrimit social”.”

Ky konstantim i Judah të lë përshtypjen se paska ekzistuar një plan i largimit të serbëve nga Kosova, kur dihet mirë se serbët në vitet 1970-ta dhe 1980-ta e lëshonin Kosovën sepse në Serbi ishte shumë mirë që të jetohej, dhe me paratë e shtëpive të shitura në Kosovë mund të blinin shtëpia luksoze kudo jashta Kosovës me një çmim shumë më të lirë. Serbët në Kosovë nuk bënin asgjë përpos që shitnin tokat dhe shtëpitë të cilat të parët e tyre i kishin uzurpuar nga shqiptarët kur Kosova u okupua nga Serbia në vitin 1912.

Artikulli më vonë vazhdon të akuzoj Kosovën, bazuar në një raport të Human Rights Watch, se kinse atje keqtrajtohen Romët të cilët po deportohen nga Komuniteti Evropian, pa përmendur faktin se Kosova ka probleme të thella ekonomiko-politike dhe një popullatë e cila po jeton në teh të varfërisë nuk mund të akuzohet për “pastrimnin social” të romëvë që në fakt po bëhet nga qeveritë gjermane dhe françeze. Artikulli shkon aq larg sa të akuzoj Kosovën për spastrim etnik të Romëve që është një akuzë tejet e rëndë.

Vegëza:
http://www.economist.com/blogs/easternapproaches/2010/10/kosovo_and_social_cleansing