Nisin festimet për ditëlindjen e 90-të të mbretëreshës

Nisin festimet për ditëlindjen e 90-të të mbretëreshës

Sot në Britani të Madhe nisin festimet për ditëlindjen e 90-të e mbretëreshës Elizabeta II.

Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj Philip, duka i Edinburgut, iu bashkuan sot ceremonisë fetare në katedralen St. Paul, në Londër.

Përveç anëtarëve të familjes mbretërore, në ceremoni morën pjesë edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan si dhe shumë zyrtarë tjerë.

Gjithashtu në festën e ditëlindjes së mbretëreshës do të marrin pjesë edhe shumë pjestar të familjeve mbretërore nga e gjithë bota.

Elizabeta II në fronin britanik gjendet prej 63 vitesh që është periudha më e gjatë në historinë e vendit. Bashkëshorti i saj Philip sot po ashtu kremton 95 vjetorin.