Posteri i kampanjës bamirëse për Shuajbin e vogël

Posteri i kampanjës bamirëse për Shuajbin e vogël

Sot prej prej orës 12:00 deri në 18:00, në Bloomsbury Bowling Lanes, Bedford Way, WC1H 9EU London, pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Londër do të mbledhin fonde për Shuajbin 7 vjeçar nga Mitrovica, i sëmure nga leukemia.

Fondet do të mblidhen nëpërmjet lojërave që i ofron ky vend si bowling, ping-pong, karaoke etj. Çdo pjesëmarrës paguan £10 a po më shumë.

Për muzikë do të përkujdeshen Luli Mripa dhe Bujar Morina.

Nëse nuk mund të shkoni fizikisht sot në këtë ngjarje bamirëse, atëhere mund të bëni donacion edhe onlajn nëpërmjet:
https://www.gofundme.com/ma69tepr

Për më shumë informata klikoni në vegëzën e mëposhtme:
https://www.facebook.com/events/446987952154915/