Newborn Kosova Club, një klub ky i shqiptarëve të Londrës veriore organizuan një manifestim për 28 nëntorin në kolegjin Quintin Kynaston, në Marlborough Hill të Londrës.

Manifestimi u organizua nga udhëheqja e kësaj organizate Burbuqe Pacarada e cilat pati përkrahjen e Xhevat Ademit dhe Caroline Ffrench nga British Albanian Kosovar Council.

Pat një program të pasur artistik të moderuar me ngrohtësi dhe entuziazëm nga Eleonora Selmani.

Fillimisht u këndua himni nga vajza shqiptare 6 vjeçare Narona Krasniqi dhe pas kësaj të pranishmit i përgëzoi Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Zt Muhamet Hamiti.

Të pranishmëve iu drejtua edhe zëvendësdrejtori i kolegjit “Quintin Kynaston”, Ian Green, i cili ceku qe janë më se 10 vite qe shkolla ka një numër të madh të fëmijëve nga Kosova dhe ndihet i privilegjuar që kanë bashkëpunim me komunitetin shqiptar.

Ideal Ferizi tani student universiteti ishte nxënës i kesaj shkolle dhe cili prezantoi një histori të shkurtër për 28 Nëntorin.

Mësuesja Elita Sahiti me grupin e saj të fëmijëve të moshave të vogla prezantoi: Recital nga Vitesa Ratkoceri, Narona Krasniqi dhe Leona Sali recituan “ATDHEU”, Fiona Krasniqi “SHQIPONJA”, Ela Jonuzi “28 NENTORI”, Lanika Hajdari “PAVARESIA”, Eleonora Meha “DITA E PAVARESISE”, Rona Dragusha “ORET E NENES”, Ardi Behrami “LIBRI”, Arta Sadriu “KOSOVA2, Elisa Bajqinca “E DUA”.

Kurse mësuesja Sabrie Januzi me grupin e fëmijëve te moshës më të madhe prezantoi: Ardita Sadikum me “NETORET E LAVDISE”, Gentiana Hashani me “FLAMURI KOMBETAR SHQIPETAR”, Lorik Morinën me “SYRGJYN GJALLE E SYRGJYN VDEKUR”, Reneta Gorqajn me “ATDHEU IM”, Gresa Gashin me “MEMEDHEU”, Albin Halilin me “SHQIPTARI NE MERGIM” dhe Regina Gorqajn me “28 NENTORI”.

Mëpastaj koreografja Sevime Gashi paraqiti dy grupe të vallëzuesve të moshave të ndryshme.

Vallëzimi i grupit të të vegjëlve: Shamia kuq e zi, Laje ti moj Goce, Vallja e Rugovës, Vallëzimi i grupit të mëdhenj:Vallja Arbëreshe, Vallja e Prespës.

Pas kësaj Laura Gashi paraqiti sfilitën “Jam krenar qe jam shqiptar”. Sfilita e modës nga grupi i modeleve tonë të vegjël: Elona Buzhala, Ideja Bajra, Olta Rexhepi, Erika Fejzullahu, Faris Seljmani të cilët ishin të veshur me ngjyrat e flamurit tonë.

Pati edhe performancë të këngëtarëve Mustafë Gashi dhe Lorik Morina me këngën “Për Shqipëri e për Kosovë”

Miku i klubit Sami Islami recitoi vjershat e tija me një humor të këndshëm që bëri të pranishmit ta përshëndesnin atë me një duartrokitje të ngrohtë.

Programi u mbyll nga Burbuqja me fjalën e urtë nga një miku i familjes sime, shkrimtarit dhe gazetarit të ndjerë Z.Nebil Duraku “IM AT PERDORI ARME QE TE MA DHUROJE PENEN, BABLOK TE DY JEMI LUFTETARE” .