Rita Ora vs The Vamps

Rita Ora vs The Vamps

Me datën 22 korrik 2014, ora 09.00 (sipas kohës së Londrës) televizioni CBBC (Children BBC) do të transmetoj një emision të titulluar: “Rita Ora dhe The Vamps shkojnë kokë-për-kokë në tri runde” (“Rita Ora and the Vamps go head-to-head in three rounds.”) I njëjti emision përsëritet prap në ora 16.30, në të njëjtën ditë.

Ky emision përmban biseda të regjistruara me ambasadorët respektivë të Shqipërisë dhe Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar. Një audiencë prej 18 milion shikuesish të vegjël të cilët jo vetëm që nuk kanë asnjë ide për vendet tona por as në shkollë nuk mësojnë ndonjë gjë për to, pritet të marrë një informacion që do t’ju mbetet në kujtesë tërë jetën.

Të gjithë ata që kanë mundësi shikimi të kanaleve të televizionit britanik BBC ku përfshihet edhe ky kanal, janë të ftuar ta shikojnë. Ata që nuk kanë qasje me antenë televizive mund ta shohin Drejtpërsëdrejti në internet.

Për informacion më të gjërë rreth këtij programi ju lutem vizitoni:
http://www.bbc.co.uk/iplayer/cbbc/20140722

Ambasada shqiptare në Londër i është shumë mirënjohës kanalit televiziv CBBC, dhe në veçanti këngëtares së shquar shqiptare nga Kosova, Rita Ora, e cila është zgjedhur për këtë emsion pasi në një anketë britanike ka rezultuar se ajo është këngatarja më e preferuar e fëmijëvë dhe të rinjëve nga mosha 8 – 18 vjeç, në këtë vend.

Po ashtu, falenderime edhe për gazetaren Amberley Lobbo. Shikim të këndshëm për tërë ata që do ta ndjekin.

Me respekt:
Mal Berisha, ambasador i Shqiperisë në Britani të Madhe