Pamje e njeres nga protestat e shumta qe u mbajten ne Maqedoni dhe vend tjera ne lidhje me padrejtesite ndaj shqiptareve te Maqedonise.

Pamje e njeres nga protestat e shumta qe u mbajten ne Maqedoni dhe vend tjera ne lidhje me padrejtesite ndaj shqiptareve te Maqedonise.

Nesër, me 12 korrik 2014, në Londër do mbahet një protestë në përkrahje të kërkesave për drejtësi dhe barazi të shqiptarëve në Maqedonisë. Protesta do të zgjasë nga ora 12.00 – 14.00, para Ambasadës së Maqedonisë. Adresa: 75-83 Buckingham Gate, London SW1E 6PE.

Kjo protestë është organizuar nga organizata dhe aktivistë individual të shqiptarëve të Britanisë.

Këshilli i organizimit të kësaj proteste këshillon që protestuesit të marrin vetëm flamuj kuq e zi, mundësisht të vishen me ngjyra kombëtare, dhe asjnë shenjë tjetër apo flamur nuk do të lejohen.

Nga ky këshill gjithashtu kërkohet që protestuesit të protestojnë në mënyrë civilizuese, pa dhunë, pa ofendime racore dhe në parim me rregullat e protestimit të rregullt në Britani.

Peticionin në lidhje me këtë çështje mund ta nënshkruani/firmosni në:
http://goo.gl/bA1wmj