Montazhe artistike e kufirit te Skocise se pavarur.

Montazhe artistike e kufirit te Skocise se pavarur.


Ashtu siç po afrohet dita e referendumit skocez për pavarësi, si u duket kjo atyre që po shikojnë nga larg? Si duhet të reagojnë britanikët, sidomos ata të natyralizuarit, nëse skocezët votojnë “Po”?

Tash kur perspektiva e pavarësisë është e qartë dhe e tanishme, dhe perspekitva që 19 shtatori mund të jetë dita kur unioni ekzistues u shkapërderdh, ky do të ishte një përfundim i pikëlluar i një bashkëjetese treqind vjeqare.

Vendimi i skocezëve do të ndikoj në çdo britanik jashta Skocisë, deshëm apo nuk deshëm. Vendi ynë do të ndërroj. Ajo që në thelb do të ndodhë, nëse votohet “Po”, është se Britania do të humb një të tretën e sipërfaqes së saj dhe një të dhjetën e popullatës. Malet dhe liqejt e Skocisë natyrisht se ende do të jenë aty, por do të jenë terrene të një shteti të huaj. Ashtu siç ka thënë një çek, i cili e mbanë në mend ndarjen e Çekisë nga Sllovakia:”U duk sikur të ishte një amputim.”

Termi “britanik” do të bëhet një term i zhdukur, term që nuk do të jetë më i përshtatshëm për Britaninë që do të mbetet mbrapa. Anglezët do të përbëjnë 90% të popullatës, kurse të tjerët që do të mbesin do të jenë uelsianët, irlandezët verior dhe minoritetet. Ne duhet të heqim dorë nga identiteti britanik, term i përqeshur për një kohë të gjatë për paqartësi por në të njëjtën kohë i dobishëm. Së pakur për minoritetet e këtij vendi, jeta e të cilëve në një vend plural, të përbërë nga katër kombe, ka qenë më e lehtë se sa në vende tjera. Termi “britanik” punon mirë kur kombinohet me “musliman britanik”, “i zi britanik ” apo “hebre britanik”, por nësë skocezët votojnë “Po”, do të na duhet që në vend të termit britanik të përdorim termin anglez, një kategori kjo që nuk është aq zemërgjërë.

Gjerë më tash, Britania ka përfaqësuar një eksperiment të rrallë të sovranitetit të përbashkët, duke bashkuar rreziqet dhe burimet përtej kufijve. Por vota “Po” do ta ndërpres tërë këtë.

Pjease të këtij artikulli janë përkthyer nga:
http://www.theguardian.com/commentisfree/2014/sep/05/britain-scotland-independence