Azilkerkues ne nje qender paraburgimi ne Hungari

Azilkerkues ne nje qender paraburgimi ne Hungari

Sipas një raporti të zyrës së Ombudsmanin të pavarur hungarez, të shkruar para dy jave, thuhet se ka patur raste kur familje të tëra janë shtyrë të zhvishen lakuriq para nëpunësve të imigrimit, që t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor në qendrat e mbyllura të paraburgimit.

Sipas Marta Pardavi-t, nënkryetare e Komitetit Hungarez të Helsinkit, organizatë jo-fitimprurëse, kjo është “tejet degraduese.”

“Që një baba të shtyhet të zhvishet lakuriq para vajzës së tij, kjo është diçka e paimagjinueshme tek familjet tradicionale kosovare” – shtoi ajo.

Kanë filliuar të dallin tregime rreth paraburgimeve arbitrare, zhveshje-kontrollimeve dhe kushteve tejet të mbipopulluara në qendrat e refugjatëve.

Vetëm gjatë këtij viti në Hungari kanë hyrë 61,000 imigrantë, krahasuar me 42,700 në vitin e kaluar, kushtet në qendrat e pranimit sa po vijnë e po bëhen më të këqija, dhe shumica e imigrantëve vijnë nga Kosova, Afganistani dhe Siria.

Burimi:
http://europe.newsweek.com/struggling-hungary-housing-migrants-overcrowded-degrading-conditions-329222