Ekipi Vetëvendosje, fituese e turnirit bamirës të mbajtur në Londër me 5 korrik 2015

Ekipi Vetëvendosje, fituese e turnirit bamirës të mbajtur në Londër me 5 korrik 2015

Turniri i futbollit që mbahet përçdo vit në memorije të Nuredin Sopit, që kishte karakter humanitar e që u mbajt të dielën me 5 korrik 2015 në Childs Hill Park të Londrës, përfundoi me sukses.

Qëllimi që ishte paraparë u arrit, duke iu falenderuar të gjithëve për pjesëmarrje në këtë turnir si dhe për bujarinë e treguar që asnjë herë nuk mungon, duke filluar nga Bujar Mustafa (Buza The Queen’s Arms Pub), Driton Koshutova, Burim Xhemaili, Blerim Mavriqi, Xhati, Cari, Mithati, Adnan Giza, Avnia nga Restorani n’Park.

Ekipet që morën pjesë në këtë turnin ishin: Burim Turjaka me Shoqatën Peja të Londrës, Adnan Janjeva Harabella, Muj Kodra me Shqiponjat, Naim Berisha me Dardania FC, Selatin Aliu me FC Kosova, Keki me East London, Halim Thaqit me Thaqi Construction, Shkumbim Krasniqit me Shkëndija Llukar, Besimi JD Sport, Ilir Krasniqi me Watford FC, Ejup Mexhuani me Fush Kosova, Afrimi dhe Betimi me Bromley, si dhe fituesin e këtij viti Afrim Kelmendi me Vetëvendosje.

Në emër të organizatorëve: Adnan Janjeva, Imer dhe Luan Nishevci, Ilir Krasniqi, Seli dhe Syli Aliu, Xhelal Kurshumlija si dhe Daja Cen iu falenderojmë edhe një herë nga zemra për pjesëmarrje si dhe për kulturën sportive të treguar gjatë kësaj ngjarje sportive, nga e cila u grumbulla një shumë simbolike që destinacion ka disa familje të varfëra të Kosovës.

U grumbulluan £1,560 nga paraqitja e ekipeve si dhe £665 nga donacionet individuale.

Faleminderit të gjithëve dhe shihemi së shpejti në fund të shtatorit të këtij vitit, në Turnirin e Eagles United, po në të njejtin vend.

FC Kosova Londër:
https://www.facebook.com/fckosova.londer