Në Londër kanë nisur të shpalosen billborde me flamurin shqiptar mbi Buckingham Palace.

Në Londër kanë nisur të shpalosen billborde me flamurin shqiptar mbi Buckingham Palace.

Deklarata e Sekretarit britanik të Drejtësisë se Britania mund të marrë modelin e Shqipërisë përsa i përket tregtisë nëse del nga BE, është bërë objekt tallje nga kundështarët e tij.

Në Britani kanë nisur të shpalosen billborde me flamurin shqiptar mbi Buckingham Palace. Mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE shkruajnë: Ata që mbështesin fushatën e daljes nga tregu i përbashkët duan që të jemi si Shqipëria. Seriozisht”.

Emri i Shqipërisë është bërë kështu objekt talljeje nga britanikët, të cilët e kanë gjetur të pavend deklaratën e Sekretarit të Drejtësisë, Michael Gove.

Daily Mail e quajti qesharake idenë e tij dhe dërgoi një gazetar në Shqipëri për t’u treguar britanikëve se si gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, nën nivelin botëror të saj, me më pak se 5 dollarë ne ditë. /Lapsi.al