Aldo Aliaj (23), i njohur edhe emrin Gerald Mitre, vazhdon të ndiqet nga policia Britanike në lidhje me therjen për vdekje të zezakut Aaron Stokes (24) të cilin e kishte zënë duke bërë seks koncensual me motrën e tij Renata Mitre (26), në janar të vitit 2006 në Londër.

Detektivët britanikë besojnë se Aliaj është në Shqipëri, por Britania dhe Shqipëria nuk kanë marrëveshje ekstradimi.

Në një dëgjim gjyqësor që zgjati dy ditë në Angli, u kërkua që rasti i ndjekjes të transferohet në Shqipëri. Dhe nëse kjo ndodhë atëherë autoritetet shqiptare do të duhej ta ndjekin Aliajn dhe do ta dënojnë.

Më parë Renata Mitre kishte bërë 11 muaj në burg në Angli për shkak të shtrembërimit të fakteve, por edhe e ëma e saj Desdemona Balla për pak i kishte shpëtuar dënimit për të njëjtën akuzë, por akuza kundër saj ishte anuluar.

Lidhëza:
http://www.newsshopper.co.uk/news/4448638.NEW_CROSS__Aaron_Stokes_stabbing_case_may_move_to_Albania/

http://news.bbc.co.uk/1/hi/england/london/6214724.stm