
Bamiresi nga Londra
Një grup bashkatdhetarësh, me punë e banim në Londër, të organizuar në shoqërinë sportiste “Basketistat”, kohë më parë dërguan dy mijë euro, që kishin mbledhur gjatë vitit me qëllim që të ndihmonin familje në nevojë në Kosovë, të cilat fatkeqësisht nuk janë pak.
Me rastin e përvjetorit të grevës së xehetarëve, u ndihmuan 28 familje të minatorëve të Trepçës me gjëra ushqimore.
Secila nga familjet përfituese mori nga 100 kilogramë miell, nga 15 litra vaj, nga 10 kilogram sheqer, pastaj kripë, mjete për higjienë e tjera.
Sipas një njoftimi të Kryqit të Kuq i Kosovës, për nevojat e Emergjencës në QKUK-së, Kryqi i Kuq i Kosovës dega në Fushë-Kosovë dhuroi 150 çarçafë, 56 jorganë dhe 16 jastëkë për bebe (foshnje).
Javën e kaluar, KKK-ja nënshkroi Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për bashkëpunim në fushën sociale.













gjithnji derisa qendron ne kembet e tua mos vatjo nese nuk mundesh te vraposh.
kjo ju dedikohet per ata qe nuk kan mundesi te ken strehim te vetin e mbesin ne duar te huaja qe nuk kan meshir me te vertet ata qe kan nevoj mese shumti dhe ata qe nuk e dijn qka esht te kesh shtepi tenden,dhe nuk del askush te pyes edhe per kta te shkretit minator qe jeten ia kushtuan nentokes e sot mbi toke as qe pyet dikush per hallet e tyre,vall a jan edhe keta njerez dhe a mendon dikush per strehim te tyre apo duhet te ken dikend te njofshum neper instuticione qe tju vij radha njiher ketyre turp turp,e ne anen tjter kerkojn me i votu,por nuk po kemi mundesi me pas te gjith lidhje familjare me komunaret se ska mundesi te jemi te nji nene.turp