Dëgjoni audion:

BUJAR HAXHIU: OK, kjo është zyra jonë; është njëra nga zyret tona. Ne i kemi dy sosh.

Bujar Haxhiu është një kosovar i cili u spastrua etknikisht nga serbët dhe erdhi në Britani si refugjat. Ai tash është pronar i këtij agjencioni qeradhënës në Londrën Veriore dhe ka një sërë banesash që i lëshon me qera.

BEARD: A keni banesa në dispozicion që dikush mund t’i paguaj me benefitet e reja te banimit?

HAXHIU: Jo.

BEARD: Aspak?

HAXHIU: Aspak.

Bujari thot se limit javor prej £400 në javë i ndihmave të banimit do të shkaktoj turbullira të mëdha.

HAXHIU: Njerëzit do të lëvizin jashtë, dhe ata do të kërkojnë për banesa më të lira dhe ajo do të jetë jashtë Londrës. Sepse në zonën e Londrës do të jetë shumë vështirë që të jetohet.

BEARD: A do ta përshkruanit ju këtë si spastrim në stil të Kosovës?

HAXHIU: Unë do të thoja po, unë do quaja këtë spastrim etnik social.

BEARD: Pa gjakderdhje?

HAXHIU: Natyrisht.

Burimi:
http://marketplace.publicradio.org/display/web/2010/12/06/pm-uk-housing-benefit-cut-may-change-londons-social-diversity/