I ndjeri Kreshnik Zeqaj

I ndjeri Kreshnik Zeqaj

Lajmi se gazetari Kreshnik Zeqaj ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare ka shkaktuar trishtim në komunitetin gazetaresk por edhe në ate të shqiptarëve në Britani dhe me tej.

Ai ndërroi jetë dy netë më parë, pas problemeve në zemër.

Megjithatë, edhe në momentet e fundit, ai kujdesej për misionin e tij.

Kolegia e tij, Ola Bruko, prezantuese në News24, ka publikuar mesazhin e fundit të Zeqajt.

“Nuk mundem të besoj që nuk je më Kreshnik Zeqaj. Ndjesë që po publikoj atë që më shkruajte vetëm dje në mbrëmje. Por dua ta ndaj ma miqtë tanë të përbashkët, shqetësimin tënd për njerëzit në nevojë dhe dëshirën që kishe për t’i ndihmuar,” shkruan Bruko.

Zeqaj ka punuar në disa media, si News24, Balkanweb, A1. Ai ka qenë organizator i emisionit ‘Kaktus’ në News24. Kohëve të fundit ishte i angazhuar me Shoqatën “Ardhmeria” në Londër.