Pamja e motoçikletës të punuar me dorë, e krijuar dhe dizajnuar nga vëllezërit shqiptaro-britanik Gazmend dhe Bujar Muharremi

Pamja e motoçikletës të punuar me dorë, e krijuar dhe dizajnuar nga vëllezërit shqiptaro-britanik Gazmend dhe Bujar Muharremi

Pamja e një motoçiklete të punuar me dorë, e krijuar dhe dizajnuar nga vëllezërit shqiptaro-britanik Gazmend dhe Bujar Muharremi, të cilët njëkohësisht drejtojnë edhe biznesin me emrin Auto Fabrica, është publikuar në ballinën e librit “The Ride 2nd Gear”, libër ky me shumë autoritet, kur janë në pyetje motoçikletat e punuara me dorë, e cila u publikua gjatë këtij muaji dhe mund të blihet onlajn.

Lansimi i librit do të bëhet me 9 nëntor 2015 në Berlin. Motoçikleta në fjalë do të ekspozohet nga 9 tetori 2015 deri më 10 nëntor 2015 po në këtë qytet gjerman në adresën: Gestalten Space, Sophie-Gips-Hofe, Sophienstrase 21, 10178 Berlin, Germany.

Puna impresive e këtyre dy vëllëzërve me prejardhje nga Mitrovica, vazhdimisht është prezantuar në media, që kur ata filluan këtë biznes në vitin 2013.

Vegëza:
http://www.amazon.co.uk/The-Ride-2nd-Gear-Motorcyclesand/dp/3899555899?tag=ukalbaniansor-21
https://www.facebook.com/AutoFabrica