Ministria e Diasporës së Kosovës inicon formimin e rrjetit të bizneseve shqiptare në Londër

Ministria e Diasporës së Kosovës inicon formimin e rrjetit të bizneseve shqiptare në Londër

Me qëllim të fuqizimit dhe lidhjes të bizneseve së diasporës, Ministria e Diasporës së Kosovës me 19 prill organizoi në Londër një takim për krijimin e rrjetit të bizneseve të diasporës në Mbreterinë e Bashkuar.

Deri tani, rrjete të bizneseve janë themeluar në Zvicër, Gjermani, Austri, Nju-Jork, Itali, Slloveni, Kroaci, Beneluks dhe në Francë.

Në këtë forum morën pjesë një delegacion nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministri i Diasporës, Ministri i Tregëtisë dhe Industrisë, përfaqësues ndërkombëtar nga UNDP dhe IOM , Oda Ekonomike Amerikane etj.

Gjatë këtij takimi u zgjodhën 11 anëtarë të grupit punues të këtij rrjeti të cilët do ta zgjerojnë rrjetin edhe më tutje. Shumica e anëtarëve të përzgjedhur janë biznismenë shqiptarë që kanë biznese në Britani.

Pritet që ky forum të kontribuoj në forcimin e lidhjeve me bizneset e tjera, mundësinë e krijimit të lidhjeve të reja me bizneset e diasporës anë e mbanë botës, si dhe në zhvillimin ekonomik të vendeve tona.