Minimaratona ne Londer, me 7 maj 2017

Minimaratona ne Londer, me 7 maj 2017

Njoftojmë bashkatdhetarët nē Londër se me datë 07 Maj 2017 komuniteti shqiptar i bashkangjitet iniciativës se Minimaratonës për të ndihmuar në grumbullimin e mjeteve për ndihmë femijeve më kancer në Kosovë

Ftojme te gjithë të interesuarit të na bashkangjiten me 7 Maj ne Child Hill Park në Londër, adressa:
Child’s Hill Park off 33 Hodford Road, NW11 8NL, prej ores 12:00 për të vrapuar bashkë me Minimaratonën e Prishtinës

Të gjitha mjetet nga shitja e numrave i dedikohen fëmijëve me kancer. Numrat mund t’i bleni ne Carpe Diem në Hendon, The House në Finchley Central, Rea’s Place nē Child’s Hill Park, The Queens Arms në Kilburn dhe My Place Soho në Piccadilly.

Çmimi i numrit kushton £.5.00 pound.

Regjistrimi i garuesve fillon nga ora 10:30 deri 11:30 dhe në 12:00 fillon vrapimi.

Të gjithë të interesuarit për sponzorim, donacion dhe informata të mëtutjeshme lajmërohuni në këta numrat kontaktues:
Buqe Paqarada në 078886513040 apo
Bashkim Reçi 07490264442.

Eja bashkohu, vrapo edhe ti!