Vota juaj në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë është shumë e rëndësishme. Ju që për arsye të ndryshme nuk mund të vini dhe të votoni në Kosovë, duhet ta realizoni të drejtës e votës, përmes postës. Shfrytëzojeni këtë të drejtë. Mos lejoni që dikush tjetër të votoj në emër tuajin.

Hapat që duhet ndjekur:

1. Shkarkojeni formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës, klikoni në këtë link: http://www.kqz-ks.org/Uploads/Documents/1_lvjjbwbauk.pdf;

2. Shtypni formularin e shkarkuar;

3. Plotësojeni formularin me të dhënat e juaja. Shkruani qartë dhe me shkronja të shtypit. Në fund e nënshkruani formularin;

4. Skenojeni apo e fotografoni me telefon mobil formularin e plotësuar dhe të nënshkruar. Kur e fotografoni i kushtoni kujdes qe i tërë formulari të jetë i dukshëm dhe i lexueshëm;

5. Formularit të plotësuar bashkangjitjani kopjen e letërnjoftimit apo pasaportës së Republikës së Kosovës dhe së bashku i dërgoni me email në adresën e KQZ-së ovpp@kqz-ks.org ose me fax në numrin: +381 (038) 213 200.

6. Formularin duhet ta dërgoni më së largu me 22 maj 2017.