– Deportohet pasi që u zu duke punuar ilegalisht
– Shqiptarët e Zvicrës të alarmuar me ligjet e reja të rrepta të imigracionit
– Vrasësi i arratisur shqiptar gjendet në Newcastle të Anglisë
– Gangsterët e burgosur të cilët vodhën 53 milion humbën apelin
– Një shqiptar, punëtor ilegal, arrestohet në një lavazh të Anglisë
– Mjeku ligjor e jep vendimin në lidhje me aksidentin tragjik në A10
– Vrasësi i mësuesit vdes në burg
– Përdhunuesi shqiptar do të deportohet pas lirimit nga burgu
– Ekstradohet në SHBA që të ballafaqohet me ligjin
– Baunceri i cili u rrah nga ish-shampioni i boksit
– Adriatik Vodo kinse i paska kërkuar 25,000 Euro boksierit Steve Collins që të hiqte dorë nga padia
– Pedofili shqiptar burgoset në Tiranë

Deportohet pasi që u zu duke punuar ilegalisht

Një shqiptar do të deportohet në Shqipëri pasi që u zu duke punuar ilegalisht në një restoran që i takon Marco Pierre White-t and Frankie Dettori-t.

Burimi:
http://www.mirror.co.uk/celebs/news/2010/12/07/7-immigrants-arrested-at-marco-pierre-white-and-frankie-dettori-restaurant-frankie-s-115875-22767536/

Shqiptarët e Zvicrës të alarmuar me ligjet e reja të rrepta të imigracionit

Në lidhje me votimin “pro” të fundit të zviceranëve, që kriminelët pa shtetësi zvicerane të deportohen, reaguan edhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar në këtë shtet.

Bashkim Iseni (39) shkencëtar politik nga Universiteti i Luzanës, tha se ky votim ishte “për keqardhje” dhe nënvizoi dështimin e partive tjera politike që të ballafaqohen me partinë nacionaliste Partia e Popullit e cila ka politika “anti-të huaj”.

Burimi:
http://www.swissinfo.ch/eng/Specials/Vote_2010-11-28/News/Foreigners_alarmed_by_Swiss_expulsion_vote.html?cid=28907860

Vrasësi i arratisur shqiptar gjendet në Newcastle të Anglisë

Lulzim Hoxhaj i cili kërkohet nga autoritetet shqiptare për vrasjen e Eduart Hoxhës në vitin 1997 u arrestua në Newcastle ku po jetonte me emër të falsifikuar Idris Dervishaj.

Burimi:
http://www.chroniclelive.co.uk/north-east-news/evening-chronicle-news/2010/11/22/albanian-fugitive-found-in-newcastle-72703-27693237/

Gangsterët e burgosur të cilët vodhën 53 milion humbën apelin

Njërit nga dy gangsterët që kishte kërkuar apel, shqiptarit Jetmir Bucpapa, iu refuzua kërkesa për apel që rasti i tij të ri-gjykohet.

Burimi:
http://www.independent.co.uk/news/uk/crime/gang-members-in-53m-heist-lose-appeal-2143715.html

Një shqiptar, punëtor ilegal, arrestohet në një lavazh të Anglisë

Agjencioni i Kufirit të Mbretërisë së Bashkuar pasi që kontrolluan një lavazh në Whitecrook të Anglisë arrestuan katër punëtorë ilegalë, në mesin e tyre edhe një shqiptar i cili do të deportohet.

Burimi:
http://www.clydebankpost.co.uk/news/around/articles/2010/11/25/407509-border-cops-raid-car-wash/

Mjeku ligjor e jep vendimin në lidhje me aksidentin tragjik në A10

Ricky Burlton vdiq tragjikisht në rrugën A10 të Anglisë kur u shkel nga makina e cila drejtohej nga Georgius Tsoulus nga Hertford-i, që besohet të jetë shqiptar me identitet të falsifikuar grek, dhe i cili pasi që kishte ikur nga spitali më nuk ishte gjetur.

Burimi:
http://www.hertfordshiremercury.co.uk/Hoddesdon-and-Broxbourne/Coroner-delivers-verdict-in-A10-death-crash-inquest.htm

Vrasësi i mësuesit vdes në burg

Shqiptari nga Kosova, Dedë Gecaj, i cili kishte pranuar se kishte vrarë mësuesin e vajzes së tij në St Gallen të Zvicrës u gjet i vdekur në burgun e këtij qyteti. Ende nuk dihet se si i ndjeri Gecaj kishte vdekur.

Burimi:
http://www.swissinfo.ch/eng/swiss_news/Kosovar_killer_dies_in_St_Gallen_prison.html?cid=28830848

Përdhunuesi shqiptar do të deportohet pas lirimit nga burgu

Ervis Bulica është burgosur për përdhunimin e një femre në Southend të Anglisë. Ai do të qëndroj 3 vite në burg dhe pas kësaj do të deportohet për në Shqipëri.

Burimi:
http://www.echo-news.co.uk/news/8637611.Albanian_rapist_will_be_deported_after_serving_three_years/

Ekstradohet në SHBA që të ballafaqohet me ligjin

Xhelal Sherifi nga Kosova u zu në aeroportin e Tiranës dhe u deportua në Amerikë ku e pret gjykimin në lidhje me një tentim vrasje.

Burimi:
http://www.myrecordjournal.com/latestnews/article_a2b69b10-ee8a-11df-9a8e-001cc4c002e0.html

Baunceri i cili u rrah nga ish-shampioni i boksit

Adriatik Vodo muajin e kaluar dhe evidencë në gjyqin e Dublin-it të Irlandës duke cekur se pasi që ai e kishte sulmuar atë fizikisht më vonë boksieri Steve Collins e kishte sfiduar që të merrte pjesë në një duel privat.

Burimi:
http://www.irishtimes.com/newspaper/ireland/2010/1109/1224282959505.html

Adriatik Vodo kinse i paska kërkuar 25,000 Euro boksierit Steve Collins që të hiqte dorë nga padia

Sipas një audio incizimi të bërën nga boksieri Steve Collins, Adriatik Vodo i cili ishte rrahur nga ish-shampioni i boksit kur ai nuk e kishte lënë këtë të hynte në një klab argëtimi, i kishte kërkuar 25,000 Euro që t’i hiqej padia.

Burimi:
http://www.dailymail.co.uk/news/article-1329357/Boxer-Steve-Collins-told-pay-25k-assault-case-wont-further.html

Pedofili shqiptar burgoset në Tiranë

I arratisuri Agim Kabashi, u arrestua nga policia e armatosur në Shqipëri pas shumë vitesh arratie. Ai kërkohej nga policia shqiptare për përdhunim të fëmijëve dhe prostitucion. Ai kishte lëvizur në mes të Tiranës dhe Londrës.

Burimi:
http://www.thesun.co.uk/sol/homepage/news/3217759/Pied-Piper-paedophile-is-snared-by-armed-police.html