Ilir Canolli - boks ne Londer me 5 mars 2011

Ilir Canolli - boks ne Londer me 5 mars 2011

For more info: Contact: Naim 07951425803, Bedri: 07583030257 Vendi: 5th March, York Hall in Bethnal Green, Lodnon. Doors open at 5.00pm. Ticket price: £35 unreserved, £60 ringside

Ylli i kick-boksit kosovar, Ilir Canolli ka vendosur të kaloj në boksin profesionist. Canolli pas një karriere të sukseshme dhe titujve në kick-box, i ka thënë lamtumirë sportit të cilën e ka bërë të famshëm. Canolli kampion i trefishtë botëror në kick-boxin amator, karrierën do të filloj në Angli.

Meçin e tij të parë profesionist do t`a ketë me 5 Mars, kundër anglezit, Mark Lewis i cili deri më tani ka zhvilluar 14 duele profesioniste. Poashtu në këtë mbrëmje do të debutoj edhe një tjetër shqiptar, bëhet fjalë për Met Sekiraqën, i cili ka bërë një karrier të gjatë në boksin amator britanik.

Sekiraqa për kundërshtar do të ketë Robin Deakin i cili ka 27 meçe profesioniste. Ky vit do të jetë mjaft i bujshëm sa i përket debutuesve shqiptar në boksin profesionist. Javën e kaluar ka debutuar Besar Nimani ndërsa tash i shtohen edhe Ilir Canolli dhe Met Sekiraqa. Shumë shpejt edhe boksieri më i mirë këtyre viteteve të fundit në boksin amator, Naim Terbunja, do të debutoj.