Boksieri shqiptar me origjinë nga Lezha, Eder Kurti, i cili jeton në Londër tash 12 vite do të boksoj kundër Alex Spitko, boksier Latvian që përpak mundi një tjetër boksier shqiptar të Anglisë, Kreshnik Qaton, në mars të këtij viti.

Meçi do të mbahet me 20 qershor 2010 në York Hall të Bethnal Green-it, Adresa: 5-15 Old Ford Road, Bethnal Green, London E2 9PJ.

Kurti shpeson që do të mundë Spitkon me “knock-out”, por atij i duhet ndihma morale nga tifozët shqiptarë të cilët ai i fton që të vijnë në këtë meç.

Profesionist që nga 2004 Kurti nga 13 ndeshjet që ka patur ka humbur vetëm 4. Ai pauzoj pak në vitin 2008 që tja fillon boksit prap.

Për më shumë informat ju mund të kontaktoni Kurtin me email në eder.kurti@hotmail.co.uk.

Artikull:
http://news.boxrec.com/news/2010/eder-kurti-hoping-turn-corner