Sipas worldradio.ch gjyqi Federal i Zvicrës ka zgjeruar të drejtat e bashkimit familjar për shtetasit jo-evropian pasi që njohu të drejtën e dy fëmijëve kosovarë që t’i bashkohen babit të tyre, i cili jeton me gruan franceze në Zvicër.

Bazuar në marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë të Njerëzve, gruas franceze iu lejua që të jetoj në Zvicër dhe gjyqi vendosi që edhe burri i saj me shtetësi kosovare ka të drejtë të jetoj atje, por çështja e fëmijëve të tyre ishte më kontroverse.

Ky vendim i ri është njëri nga disa në trendin që ligjet zvicerane të rreshtohen me ato të Gjyqit Evropian të Drejtësisë.

Burimi:
http://worldradio.ch/