Mund të jetë 33 vjeç, baba i dy fëmijëve dhe kandidat për Mbret. Por tani për tani, Mbretëreshë është vetëm ajo.

Ky është momenti kur Mbretëresha Elizabeta urdhëron nipin e saj, Uilliam-in të ngrihet në këmbë. Familja mbretërore kishte dalë në ballkon për të ndjekur një shfaqje të Forcave Mbretërore Ajrore.

Por Uilliam-i po luante me të birin. Atëherë Mbretëresha i kërkon të ngrihet në këmbë.