Mbretëresha Elizabeta II

Mbretëresha Elizabeta II

Dje, Britania festoi shpalljen e Mbretëreshës Elizabeta II, si sovrani që sundoi më së gjati në historinë e këtij vendi, një arritje kjo të cilën 89 vjeçarja me thjeshtësinë e saj nuk e bëri aq të madhe.

Këmbanat e katedrales Westminster Abbey këmbuan ashtu si kryeministri David Cameron foli në parlament rreth sundmit 63 vjeçar të saj, duke e cilësuar ate si “një fije e artë që kapë tre gjenerata të pas-luftës.”

Duke e hapur një linjë të re të trenit në Skotlandë, mbretëresha tha se kjo ditë “nuk është ajo që e kam dëshiruar ndonjëherë”.

“Kur jeton gjatë, patjetër që kalon nëpër momente kyçe. Jeta ime nuk ka dallim këtu,” i tha ajo turmës së përkahësve të saj që po brohorisnin dhe po valvonin flamuj britanik dhe skocez.

Ky moment historik u arrit dje në orën 16.30, që shënon sundimin e saj prej 23,226 ditëve, 16 orëve dhe 30 minutave, duke ia kaluar kështu edhe sundimit tejet të gjatë dhe gjithashtu të suksseshëm të katragjyshes së saj Victoria, që sundoi rreth 150 vite më heret.