Mbrëmje bamirëse në Londër për familjet skamnore të Kosovës, 8 korrik 2016

Mbrëmje bamirëse për Bajram në Londër për familjet skamnore të Kosovës, 8 korrik 2016

Një grup aktivistësh të komunitetit shqiptar në Londër, së bashku me TV emisionin Radar të Radio Dukagjinit të Kosovës sërish do ta mbajnë një mbrëmje bamirësie në pabin Queens Arms në Londër.

Kur: 8 korrik 2016, nga ora 20.00. Ku: Queens Arms Pub, 1 Kilburn High Road, London, NW6 5SE.

Gjatë ngjarjes së vjetshme me 26 dhjetor, po të njejtit aktivistë ia arritën që për një mbrëmje, të organizuar në pabin Queens Arms të Londrës, të mbledhin rreth 9000 euro për 30 familje të varfëra të Kosovës, si dhe ia arritën të sigurojnë donatorë të cilët do të vazhdojnë t’i ndihmojnë këtyre familjeve për gjashtë muajt e ardhshëm. Më poshtë mund ta shihni TV reportazhin nga ngjarja e 26 dhjetorit:

Hyrja për bamirësi: Falas, por sipas dëshires dhe mundësve mund te paguani tek dera

EJA EDHE TI!

Muzika: Band-i i Queens Arms Pub