Foto nga manifestimi i Lidhjes se Prizrenit, 1912

Foto nga manifestimi i Lidhjes se Prizrenit, 1912

Kur: Të shtunën me 19 mars 2016 nga ora 20.00
Ku: Queens Arms Pub, 1 Kilburn High Road, NW6 5SE, London
(Mbrëmja bamirëse do të shoqërohet edhe me muzikë “live” nga: Fatos Bejta, Ard Kelmendi, Berat Sinani, Faton Prokupla, Albert Atiq ,Fatos Derguti dhe të tjerë.)

Hulumtuesi i njohur shqiptar Bejtullah Destani sjell një punim të ri për historinë shqiptare të kohës së Lidhjes së Prizrenit ( vitet 1877-1878), por për shkak te fondeve të limituara ky libër nuk mund të botohet. Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë atdhedashësve në Britani që të vijnë këtë të shtune në pabin Queens Arms në Londër, dhe të dhurojnë të holla që të mundësohet publikimi i këtij libri.

Caku është £5000 dhe do të mundohemi që ta realizojme këtë shumë. Po ashtu kampanja onlajn “Kickstarter” do të vijoj për ata që nuk janë në Londër dhe ata që nuk mund të vijnë në këtë mbrëmje.

Në të njëjtën natë do të mund të blihen libra tjerë të botuara nga z Destani dhe fondet e fituara nga kjo shkojnë poashtu drejt botimit të librit në fjalë.

Ca fjalë nga Bejullah Destani: “Albanian Letters: Nationalism, Independence and the Albanian League”, me autor Arthur Evans, pregaditur për botim nga Bejtullah Destani. Libri do të ketë mbi 350 faqe dhe përmbanë, artikuj të panjohur për publikun e gjerë, mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit nga 1878-1881, artikuj këta të shkruar nga Arthur Evans, arkeolog dhe gazetar i mirënjohur anglez. Libri do të botohet në anglisht, në Londër, nga shtëpia botuese e njohur I. B. Tauris në bashkëpunim me The Centre for Albanian Studies. Libri do të botohet “hardback”, pra me kopertinë të trashë dhe me cilësi të lartë. Tirazhi do të jetë 1000 kopje. Do të ishte një shërbesë e madhe për historinë tonë nëse ky libër del në dritë e të jetë në duart e lexuesve të huaj dhe atyre shqiptarë.”

Atdhedashës të nderuar, na duhet ndihma juaj! Penda jonë është më e fortë se pushka për armikun.

Vegëz:
https://www.facebook.com/events/469606956567447/