Mbrëmë në Londer u festua dalja e librit “Lutfi Vata, Frymëzim për Ardhmërinë”

Mbrëmë në Londer u festua dalja e librit “Lutfi Vata, Frymëzim për Ardhmërinë”

Lutfi Vata konsiderohet si misionar i shkollave shqipe në Londër, libri rreth tij që u publikua para një muaji, fillimisht u promovua në Tiranë, kurse mbrëmë në Londër u organizua një manifestim rreth kësaj ngjarjeje.

Si një ish-mësues në Shqipëri që emigroi në Britani dhe prej vitesh përpiqet të përhapë dhe trashëgojë gjuhën shqipe ndër shqiptarë, për punën e palodhur autori Ruzhdi Jata i ka kushtuar një libër.

Libri me titullin “Lutfi Vata, Frymëzim për Ardhmërinë” gjatë promovimit në Tiranë mblodhi së bashku politikanë, shkrimtarë dhe historianë për ta promovuar këtë model frymëzimi. Në këtë libër flitet për misionin fisnik të hapjes dhe funksionimit të shkollave shqipe në Mbretërinë e Bashkuar, punë kjo që u vlerësua lart nga të gjithë pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët e Lutfi Vatës në vite.

Gjuha shqipe dhe flamuri janë dy simbolet që i bashkojnë shqiptarët pa kushte, ndaj dhe kontributi i Lutfi Vatës me shkollën e tij dhe kontributet e disa shoqatave shqiptare në Britani është vijimi i rrugës që ndoqën paraardhësit tonë për çështjen kombëtare.

Autori Ruzhdi Jata këtë libër ia kushton dhjetëra patriotëve që ndër vite mbajtën gjallë gjuhën shqipe edhe në diasporë.