Komuniteti shqiptar në Londër si çdo here edhe kësaj here nuk hezitoi t’i përgjigjet me gadishmëri thirrjes për bamirësi, dhe të mbështes një kauze kaq të rëndësishme, për të ndihmuar fëmijët në Kosovë që janë të prekur nga kanceri.

Me 7 maj, në Londer, në Child’s Hill Park, u organizua Minimaratona5K #vrapoedheti për herë të parë, e inspiruar nga po e njëjta kauzë që tash eshte tradicionale në Prishtinë për tri vitet e fundit, organizuar nga Aferdita Paqarada dhe Diellza R. Kolgeci.

Dashuria për të ndihmuar vendlindjen u shpreh edhe kësaj here në mënyra të ndryshme nga i gjithe komuniteti, duke dhuruar mjete finaciare, duke dhuruar kohën, duke shpreh perkrahje dhe fjalë miradije, po ashtu me dedikimin e tyre në këtë ditë.

Minimaratona në Londër eshte mbajtur në të njëjtën kohë me atë të Prishtinës. Si rezultat janë mbledhur £3058.si dhe online me justgiving.com £340.

Të gjitha mjetet e grumbulluara do t’i dedikohen fëmijeve që trajtohen nga kanceri në klinikën onkologjike në QKUK.

Ky projekt u mundësua nga shumë vullnetarë të devotshëm që e dhanë kontributin e tyre.