Moment nga mbramja bamirese e mbledhjes se fondeve per librin e Arthur Evansit

Moment nga mbramja bamirese e mbledhjes se fondeve per librin e Arthur Evansit

Në Londër të shtunen që shkoi u organizua një mbrëmje e bamirësisë, me qëllim që të bëhet mbledhja e fondeve të nevojshme për botimin e librit të arkeologut dhe diplomatit britanik Sir Arthur Evans për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, libër ky i edituar nga studiuesi shqiptar Bejtullah Destani.

Në lokalin Queens Arms të Londrës, i cili njihet për organizime të tilla të shqiptarëve, u mblodhën mbi 300 bashkatdhetarë, të cilët u treguan bujarë me kontributin e tyre financiar.

U bë e ditur se deri më tani janë mbledhur rreth 3345 funta, dhe sipas stafit organizativ, konkretisht Adnan Bytyqit, ata janë optimistë që shuma e nevojshme prej 5000 funtash do të mblidhet në nderkohe, meqë sipas tij bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Londër janë gjithmonë aktivë për ngjarje të tilla.

Bëhet e ditur se libri do të ketë mbi 350 faqe dhe përmban artikuj të panjohur deri më tani për publikun e gjerë rreth Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga vitet 1878-1881.

Vegëz:
http://www.ukalbanians.net/mbremje-bamirese-ne-londer-qe-te-publikohet-libri-i-arkeologut-te-famshem-arthur-evans-per-lidhjen-shqiptare-te-prizrenit/