Haye nokauton Gjergjaj, në roundin e dytë. Londër, 21 maj 2016

Haye nokauton Gjergjajn, në roundin e dytë. Londër, 21 maj 2016

Nga Twitter:

Adam White ‏@_adamwhite: “Arnold Gjergjaj duhet të jetë një bokser falco. Ata as që u mërzitën që të krijojnë një mbiemër të bindshmëm për te, por “shkarravitën” diçka shpejtë me tastaturë.”

Bradlington ‏@braddus1871: “Çfare humbje masive e kohës. Në fakt ky ishte një ofendim për departamentin e peshës së rëndë.”

Nick Moss ‏@NRJMoss: “Një turp i madh për “boksin” @mrdavidhaye. Sa ishte pakoja e pagesës për te që ta humbiste luftën? #HayeDay #Fix”

StevenHartleyonline ‏@StevenPHartley: “E përcjell boksin që nga mosha 4 vjeçe, por kjo sonte ishte një nga betejat më të këqija të boksit që kam parë #HayeDay”

Nga Facebook:

Tol Akindoyin: “…Kam qenë tifoz i David Haye-it por kjo është absurde…ky luftëtar nuk ka ardhur që të luftoj…E tëra është për para e jo për breza/shoka apo famë…gjendje e mjerueshme e boksit…i trishtuar se si u mashtruan njërëzit”

Alexei Sandoval: “Më falni, kjo nuk ishte luftë, ishte një masakër e një shou të çuditshëm në sens negativ…”

Lee Cunningham: “Sapo e shikova David Haye vs Arnold Gjergjaj. Ata ishin në çdo aspekt të barabartë për nga numrat – dhe e tëra u duk sikur të ishte një marrëveshje…”

Andy Felders: “Kam parë skena më të mira kacafytjeje në skeçet e Bollywood-it”

Colin Beacock: “Çdo kush po e sheh këtë si një luftë-shaka, çuni tjetër tentoi të binte në tokë para se të goditej, nëse Haye-i dëshiron që të merret seriozisht duhet të luftoj kundërshtarë serioz. Gjyshi Shannon në anën tjetër do ta bënte (Haye-in) copa-copa.”

Burime:
https://twitter.com/hashtag/hayeday?src=rela
https://www.facebook.com/search/top/?q=david%20haye%20arnold%20gjergjaj