Gazeta onlajn www.niagarafallsreview.ca vazhdon të shkruaj për rastin e familjes Haziraj që rrezikohen të deportohen në Kosovë. Tash një shok i Engjëll Hazirajt 6 vjeçar po organizon një peticion kundër deportimit.

Dominic Hitchcock nuk dëshiron që shoku më i mirë i tij të shkoj në Kosovë. Ky nxënës i shkollës Simcoe Street School ka filluar një peticion që kërkon nga qeveria kanadeze të lejoj qëndrimin e Engjëllit dhe familjes së tij në Kanada.

Familja Haziraj emigruan në Kanada në vitin 2004 por që nga atëherë ata humbën katër gjyqe në lidhje me aplikimin për status refugjati.

Dominic-u dhe Engjëlli kanë qenë shokë që kur filluan të shkojnë së bashku në çerdhen e kësaj shkolle.

Dominic-u kaloi Pashkët duke mbledhur nënshkrime nga banorët e Niagara Falls kundër dëbimit të kësaj familje.

“Ai është gjashtë vjeç. Çka mund të bëj ai?” tha nëna e Dominic-ut, Marion Hitchcock. “Dominic-u vetëm po tenton që të mbajë shokun e tij më të mirë këtu.”

Motra e Engjëllit, Gina, vuan nga një sëmundje e zemrës që kërkon trajtim special gjë që nuk mund të ofrohet në Kosovë.

Deri më tash Dominic-u ka mbledhur 120 nënshkrime dhe ai ka cak 200 sosh. Por familja e tij nuk janë të sigurt se çka do të bëjnë me nënshkrimet pasi që të mblidhen ato. Marion Hitchcock tha se ajo do t’ja japë ato avokatit të familjes Haziraj, Jonathon Jurmain që t’i përdorë ato në procedurat legale.

Zt Haziraj, gruaja e tij Arbëresha Hasanaj dhe Engjëlli tre vjeçar imigruan në Kanada me dokumente të falsifikuara. Pasi që hynë në këtë shtet ata kërkuan azil.

Vajza, Gina ka lindur në vitin 2006 dhe ajo ka nënshtetësi kanadeze.

Zt Haziraj është në paraburgim nga zyrtarët e imigracionit që nga 11 marsi i këtij viti, që nga çasti kur aplikacioni i tij dështoi. Ai u paraburgos pasi që zyrtarët dyshuan se ai do fshihej që të mos deportohet.

Lidhëza:
http://www.niagarafallsreview.ca/ArticleDisplay.aspx?e=1523388