download

Ekspozita mbahet me 16 tetor në një limuzinë që do të udhëtoj nëpër Londër për 2 orë. Që të merrni pjesë kontaktoni lucacurci@lucacurci.com.

Video Art Limousine Festival në Londër mbahet me 16 tetor 2010. E cilësuar si eksperimentale, ekspozita është mobile, e para e këtij lloji e mbajtur ndonjëherë. Është idea e kuratorëve dhe organizatorëve që videot e seklektuara t’i prezantohen publikut londinez në një limuzinë.

Në të vërtetë, limuzina me 24 ulëse do të transportojë artdashësit të cilët për biletën që kushton 20 paund do të kenë mundësi që të voziten qendrës së Londrës për 2 orë rresht dhe njëkohësisht të shikojnë videot e selektuara.

Intenerari i ekspozitë do të jetë: Regent Park – Hyde park – South Kensington – Buckingham Palace – Big Ben – London Eye – Tate Modern – Tower Bridge  dhe Trafalgar Square.

Në këtë ekspozite, nga shtete të ndryshme paraqiten 24 artiste me nga një videoart, kohëzgjatja e së cilave,  gjithënjë sipas idesë së kuratorëve është e limituar ne 5 min. Lorik Sylejmani në Video Art Limousine Festival në Londër prezanton videon e tij të titulluar ‘Bankrot – Rabini’. Videoarti ne kohëzgjatje 3 minuta e gjysmë është një përkushtim për këngën Rabini të kënduar nga bendi prishtinas, Bakrot të cilët muzikuan gjatë viteve të 80-ta dhe në nje menyrë apo tjetrën së bashku me bendin Joy Division influencuan artistin që të krijojë videon me imazhe nga kamera me shirit 8 milimetrik, imazhe këto nga periudha kohore 1980-1983. Videoja ka karakter narrativ dhe është ilustrim personal i artistit.

Për Lorik Sylejmanin, ekspzita Video Art Limousine Festival është e dyta këtë vit që mbahet në Londër pas asaj nga muaji prill ku e prezantua me katër piktuara-dizajne në galerinë prestigjioze ‘The Brick Lane’.

Lidhëz:
http://www.artlyst.com/events/liquid-cities-international-video-art-limousine-festival-london-october-16-2010