Një gruaje shqiptare e cila po thotë se nëse kthehet në Shqipëri është e rrezikuar për shkak të orientimit të saj seksual i është thënë që të lëshoj Britaninë.

Gruaja e cila për arsye ligjore gjatë procesit gjyqësor në Tribunalin e Azilit dhe Imigrimit u emërtua vetëm me K jeton në Southend të Anglisë, dhe po insiston së ajo do të ballafaqohet me persekutim nëse kthehet në vendlindje për shkak se ajo është lezbike.

Ajo tha në gjyq se lezbiket në Shqipëri konsiderohen si diçka të “turpshme dhe të neveritshme” dhe se kur familja e saj kishin kuptuar se ajo ishte ashtu i kishin thënë se ajo ishte “e vdekur për ta” dhe më nuk kanë folur me të.

Në tribunal, tre gjyqtarët erdhën në përfundim se në Shqipëri nuk ka rrezik real për gratë lezbike dhe nëse ato ballafaqohen me persekutim nga familjet e tyre, do të jenë të mbrojtura nga shteti.

Burimi:
http://www.echo-news.co.uk/news/4660876.Lesbian_immigrant_fears_persecution_in_Albania/