Jo, mbylljes së fëmijëve në qendrat e ndalimit
Posted on November 11, 2009 by Toplica

Shpresa Program eshte e perfshire ne fushaten ” per ti dhene fund mbylljes se femijeve ne qendrat e ndalimit”. Peticionin per kete qellim e kane nenshkruar 188 te rinj. Ata i kane shkruar kete mesazh kryeministrit britanik: “I dashur Zoti Brown, baba i femijeve John dhe James dhe njeherazi Kryeminister!
Eshte ne doren tuaj fuqia dhe autoriteti per te penguar mbylljen ne “Qendrat e Ndalimit” te femijeve si ne, te cilet nuk kane bere asgje te gabuar.
Ju lutem vendosni femijet tuaj ne poziten e tyre dhe beni diçka te mire per ta.
JEPINI FUND NDALIMIT TE FEMIJEVE, TANI! “
Familjet shqiptare jane brezi i pare i komunitetit shqipfoles ne Britanine e Madhe. Nje numer i konsiderueshem prej tyre kane pritur per nje kohe te gjate vendimin e dhenies se lejes se qendrimit ne kete vend nga Ministria e Brendeshme (Home Office), çka ka shtuar ne jeten e familjeve tona nivelin e shqetesimit dhe stresit.
Ne e besojme plotesisht konstatimin e doktoreve se femijet ne “Yarl’s Wood” vuajne nga konfuzioni, nga frika, shqetesimet gjate gjumit, dhimbjet e kokes, dhimbjet e barkut dhe nga problemet emocionale te sjelljes.
Nderkohe Agjensia e Kufijve ne Mbreterine e Bashkuar (UK Borders Agency) ka deklaruar qe femijet duhet te trajtohen me kujdes dhe dhembshuri.
Mbyllja brenda kater mureve e njerezve te pa mundur dhe ne menyre te veçante e familjeve te cilat kane mundesi te vogla per tu larguar, nuk eshte zgjidhje. Vendet e tjera kane gjetur mundesi dhe kane marre masa per ti lejuar familjet te qendrojne sebashku ne komunitet, nderkohe qe çeshtjet e tyre shqyrtohen, ose perpara se kthehen ne vendet e origjines.
Shpresa Program deshiron qe gjithkush qe e lexon kete shkrim, te nenshkruaj peticionin dhe te jape kontributin e vet ne kete fushate sensibilizuese.
Per te neshkruar kete peticion ju duhet te shkoni ne adresen e internetit www.ecdn.org
Comments (1)














Hi!
Baskohem me shqetesimin e femijve dhe them se femijet nuk kane faje por shkaktaret qe i detyrojne ata dhe prinderit e tyre te bejne sakrifica te tilla qe te largohen nga vendi i tyre per ne nje vend tjeter me nje te ardhme me te mire per femijet.
Me respekt
Robert.