Kuzhinieri shqiptar, Edmon Arapi, nga Leekbrook-u i Anglisë i cili ende po ballafaqohet me mundësinë e ekstradimit në Itali ku po akuzohet për vrasje, u lirua nga paraburgimi pasi që një e afërme e gruas së tij pagoj £5,000 garanci.

Ai është bashkuar me familjen e tij, por duhet të lajmërohet në polici për cdo ditë dhe prej ores 24.00 – 05.00 duhet të rrijë mbyllur në shtëpi.

Ai u arrestua në lidhje me një vrasje në Itali në tetor të vitit 2004, në aeroportin e Gatwick-ut të Anglisë me 16 qershor, para gruas dhe fëmijëve të tij, derisa ata po ktheheshin nga Shqipëria ku kishin shkuar për vizitë.

Zt Arapi (29) i cili ka jetuar në Leek për nëntë vite dhe punon në pabin Travellers Rest në Leekbrook, thotë se ai ka qenë në Britani kur autoritetet italiane po thonë se kinse ai ka kryer vrasjen.

Gruaja e tij e cila ka qenë ish-punëdhënëse e tij do të dëshmoj në gjyq të hënën që po vjen dhe thotë se ka evidencë për alibin e tij.

Znj Arapi e cila u njoftua me burrin e saj derisa po studionin në kolegjin Stoke-on-Trent në vitin 2001, tha se ai kurrë nuk kishte vizituar Italinë. Ajo ka edhe përkrahjen e deputetit MP Charlotte Atkins, e cila e ka ngritur rastin edhe me ministrin e drejtësisë Jack Straw.

Lidhëza:
http://www.thisisstaffordshire.co.uk/news/Chef-home-family-finds-5k-bail/article-1125047-detail/article.html
http://www.ukalbanians.net/komunitet/kuzhinieri-shqiptar-ende-ne-paraburgim
http://www.ukalbanians.net/lajme/new-evidence-to-help-an-albanian-chef