Kuzhinieri shqiptar Edmon Arapi nga Leekbrook-u i Anglisë ende po ballafaqohet me mundësinë e ekstradimit në Itali ku po akuzohet për vrasje.

Ai është arrestuar në lidhje me një vrasje në Itali në tetor të vitit 2004, deri sa po kthehej nga pushimi familjar në aeroportin e Gatwick-ut të Anglisë.

Gjyqtari i cili u mor dje me dëgjimin e rastit i mundësoi atij lirimin me dorëzani nëse familja ose miqtë mund të sigurojnë £5,000. Por gruaja e tij Georgina është në ndihma sociale dhe nuk ka mundësi t’i siguroj këto të holla, kështu që burri i saj do të vazhdoj të qëndroj në burgun Wandsworth deri në dëgjimin tjetër në gjyqin Westminster Magistrates Court të Londrës.

Zt Arapi (29) i cili ka jetuar në Leek për nëntë vite dhe punon në pabin Travellers Rest në Leekbrook, thotë se ai ka qenë në Britani kur autoritetet italiane po thonë se kinse ai ka kryer vrasjen.

Gruaja e tij tha: “Ndihem sikur të jem në mes të një makthi dhe nuk mund të zgjohem. I është dhënë evidencë gjyqit në lidhje me alibinë e tij, por kjo nuk mjaftoi që të rasti të anulohej.”

Znj Arapi e cila u njoftua me burrin e saj derisa po studionin në kolegjin Stoke-on-Trent në vitin 2001, tha se ai kurrë nuk kishte vizituar Italinë. Ajo ka edhe përkrahjen e deputetit MP Charlotte Atkins, e cila e ka ngritur rastin edhe me ministrin e drejtësisë Jack Straw.

Zt Arapi u arrestua të martën e kaluar para gruas dhe fëmijëve të tij, derisa ata po ktheheshin nga Shqipëria ku kishin shkuar për vizitë.

Përkthyer pjesërisht nga:
http://www.thisisstaffordshire.co.uk/news/Murder-charge-chef-unable-raise-bail/article-1106222-detail/article.html