The Institute of Education – University of London, një nga institucionet më të njohura në botë për edukim, ofron kurs falas trajnimi për personat me prapavijë refugjati.

Kursi titullohet Pre-Service Diploma in Post-Compulsory Education që është ekuivalent me PGCE certifikatën dhe mundëson punësimin si mësimdhënës në Britani.

Kursi në Institute of Education është dizajnuar enkas për kandidatët imigrantë që kanë pak a shumë përvojë në mësimdhënie nga vendet e tyre dhe dëshirojnë të punojnë si mësimdhënës në Britani.

Ky kurs ofron rreth 20 vende të lira dhe afati për aplikim përfundon këtë të premte me 26 mars. Të interesuarit për më shumë informata dhe pakon e aplikimit mund të kontaktojnë Sasha Lindsay në IoE. Ajo mund të kontaktohet nëpërmjet s.lindsay@ioe.ac.uk apo me telefon në: 020 76126364.

Shpejtoni, ky mund të jetë një shans i mirë që të siguroni vend në këtë kurs.

Edhe Metropolitan University of London po ofron kurse trajnimi për mësimdhënës për personat që kanë prapavijë refugjati.

Nesër, me 24 mars, në London Metropolitan University do të mbahet një ngjarje që ka për qëllim të informoj të interesuarit për PGCE kurset në këtë universitet. Vendi: LMU North Campus, Tower Building, 166-220 Holloway Road, London, N7 8DB, nga 18.00-20.00.

Ju duhet që të regjistroheni onlajn nëpërmjet www.londonmet.ac.uk/teach (shikoni në Teaching Information Evening në fund të faqes) apo kontaktoni Becky Finch nëpërmjet teach@londonmet.co.uk ose me telefon në: 020 7133 4381.

Shpjegim shkurtesash:
PGCE – Post Graduate Certificate in Education