Strengthening Families Strengthening Communities shqip (in Albanian)

Southwark Refugee Project ofron Strengthening Families Strengthening Communities, kurs ky 12 javor për prinderit në gjuhën shqipe.

Kursi mbahet çdo të shtunë nga ora 10.00 deri në orën 13.00 duke filluar nga 26 Shkurti, në Southwark Refugee Project, 161 Sumner Rd, London SE15 6JL.

Kursi është falas për të gjithë prindërit; të gjitha materialet e duhura dhe kujdesi ndaj fëmijëve janë gjithashtu falas.

Gjatë 12 javëve disa nga temat që do t’i mbulojmë janë:

– zhvillimi psiqik dhe fizik i fëmijëve,
– faktorët që influencojnë sjelljet e femijëve,
– roli i prindërve në edukimin e femijëve,
– influenca e familjes, kulturës, religjionit dhe shoqërise në edukimin e fëmijeve, etj.

Te gjithe prindërit që e kompletojnë me sukses këtë trajnim do të marrin çertifikatë nga Race Equility Foundation dhe do te fitojne 30 kredite që mund t’i transferojnë në trajnim të metutjeshem në çdo kolegj në Britani.

Përveç prindërve, kursi është gjithashtu i hapur edhe për të rinjtë mbi moshën 18 vjeçe që janë të interesuar në zhvillimin e femijëve dhe mendojnë të studiojne për mësues, kujdestarë femijësh ose punëtorë social.

Që të regjistroheni në kurs ose nëse keni ndonjë pyetje rreth programit telefononi në 07735383846 ose 07940499307.