Gazetarët e punësuar në shtëpitë mediale të Shqipërisë dhe Kosovës mund të aplikojnë në një kurs një javor të Thomson Reuters që do të mbahet në Londër prej 6-10 dhjetor 2010. Afati i aplikimit është deri me 5 nëntor 2010.

Ky kurs është falas dhe është dizajnuar të ndihmoj gazetarët në luftën kundër të gjitha formave të korrupsionit. Ofron sesione rreth definimit dhe zbulimit/njohjes së korrupsionit dhe shkrimit të kampanjave mediale në lidhje me këtë problem.

Të gjithë aplikuesit për këtë kurs duhet të jenë me punësim të rregullt në ndonjë organizatë mediale nga vendi që vijnë. Ata duhet të jenë në gjendje të demonstrojnë angazhim në karierën e gazetarisë në vendin e tyre, duhet të kenë se paku dy vite ekperiencë profesionale dhe nivel të mirë të anglishtes si me shkrim ashtu edhe në të folur.

Më shumë informata dhe format e aplikimit mund t’i gjeni këtu:
http://www.reuterslink.org/courses/anticorruption_Lon_Dec10.htm