Gazetarët e punësuar në shtëpitë mediale të Shqipërisë,  Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi mund të aplikojnë në një kurs dy javor të Thomson Reuters që do të mbahet në Londër prej 3-15 prill 2011 dhe dy javë në Berlin dhe Frankfurt prej 19-30 shtator 2011. Afati i aplikimit është deri me 31 janar 2011.

Kursi quhet “Economic & Political Reporting from Southeast Europe”.

Të gjithë aplikuesit për këtë kurs duhet të jenë me punësim të rregullt në ndonjë organizatë mediale nga vendi që vijnë. Ata duhet të jenë në gjendje të demonstrojnë angazhim në karierën e gazetarisë në vendin e tyre, duhet të kenë se paku dy vite ekperiencë profesionale dhe nivel të mirë të anglishtes si me shkrim ashtu edhe në të folur.

Më shumë informata dhe format e aplikimit mund t’i gjeni këtu:
http://www.reuterslink.org/courses/bosch_april_2011.htm