Gjate gjirmit te skenave te fundit te filmit Fusha e Mellenjave, ne pabin Queen Arms ne Londer

Gjate gjirmit te skenave te fundit te filmit Fusha e Mellenjave, ne pabin Queen Arms ne Londer

Në filmin “Fusha e Mëllenjave” luajnë: Shkumbin Istrefi, Irena Cahani, Melihate Qena, Donat Qosja e aktorë tjerë, shkruan KultPlus.

Filmi i metrazhit të gjatë “Fusha e Mëllenjave”, me skenar e regji të Arzana Krajës, para ca ditësh ka realizuar xhirimet përfundimtare në Angli, ku ekipi i filmit kanë publikuar fotografi gjatë në Londër në lokalin “The Queens Arms”, lokal ky njeri nga bashkepronaret eshte edhe babai i Rita Orës, Besnik Sahatçiut.

Producenti i filmit, Besnik Krapi tha: “Perfunduan xhirimet e filmit ‘Fusha e Mëllenjave’. Faleminderit ekipit te filmit per nje pune te palodhshme! Faleminderit Qendra Kinematografike e Kosoves, Qendra Kombetare per Kinematografi-Shqiperi, Ministria e Puneve te jashtme e Kosoves, Ambasada e Kosoves ne Britani, Ambasaden Britanike ne Kosove, Gjirafa.com, Digitalb dhe te gjithe ata te cilet ne cfaredo forme e kane perkrahur projektin! Shihemi ne premiere.”

“Fusha e Mëllenjave” flet për një të burgosur politik i cili ka vështirësi në kthimin e tij në Kosovë. Aktorë në film janë Shkumbin Istrefi, Irena Cahani, Melihate Qena, Donat Qosja e aktorë tjerë.

Burimi:
http://www.kultplus.com/?id=3&l=20716